Showbiz

Nëse je stresuar sa Dua Lipa, atëherë qaj si ajo

Nëse je stresuar sa Dua Lipa, atëherë qaj si ajo

E gjithë situata me koronavirusin do marrë me qetësi, por nëse je stresuar mund ta nxjerrësh duke qarë. Kështu sugjerojnë psikologët dhe kështu bëri edhe Dua Lipa. Nuk i mbajti e as nuk i fshehu lotët kur lajmëroi në Instagram se turneu i saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë do lihej për në një moment tjetër për shkak të situatës me koronavirusin.

Dua është e izoluar ashtu si shumë të tjerë dhe i vetmi vend ku mund të takojë fansat e saj është Instagrami.