Showbiz

Nëse përdor Aplikacion për Ciklin Menstrual, dikush po i shet të dhënat e tua. Historia e vërtetë e një vajze

Nëse përdor Aplikacion për Ciklin Menstrual, dikush po i shet

Historia nuk është edhe aq aktuale, pasi qarkullon prej disa muajsh, por është e vërtetë dhe vlen të sillet në vëmendje. Është rrëfyer nga Talia Shadwell, një vajzë që si shumë të tjera harron lehtë dhe për të shënuar datat e ciklit menstrual përdor aplikacionet e ndryshme.

Dhe meqë harron lehtë, në një prej muajve nuk e shënoi datën. Kishte harruar edhe që nuk e kishte shënuar.

Papritur u përball ngado në rrjete sociale me reklama kremrash dhe produktesh për bebe. Njësoj si të ishte shtatzënë. Po habitej edhe vete përse po ndodhte kjo. Derisa hyri një ditë në aplikacionin e ciklit dhe kuptoi që në fakt kishte harruar të shënonte datën e fundit dhe ndaj prej javësh aplikacioni e njerëzit pas saj mendonin se ishte shtatzënë. Ndaj Talia është i sigurt që të dhënat e saj i janë shitur palëve të treta, Instagram, Facebook për të reklamuar më pas produktet.

Për të përforcuar më shumë idenë e saj mund të shikosh edhe “Social Dilema”, në Netlfix (nëse ende nuk e ke parë).

*Burimi Bored Panda