Showbiz

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber. Çfarë duhet të dish për skandalin e reperit Diddy

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Jo vetëm Amerika, por e gjithë bota po zien nga skandali i reperit Diddy. Një nga njerëzit më të rëndësishëm të industrisë së muzikës në botë, pas të cilit fshihet suksesi i shumë artistëve të mëdhenj, akuzohet për “abuzimin e grave dhe burrave duke përdorur ndër të tjera edhe dhunën seksuale, me qëllim përmbushjen e dëshirave të tij seksuale, të shokëve të tij dhe mbrojtjen e reputacionit duke fshehur krimin”.

Si u zbulua ana e errët e tij?

Gjithçka nisi vitin e kaluar kur ish e dashura e tij Cassie e paditi për dhunë fizike dhe seksuale. Ajo pretendoi se ai e kishte dhunuar, përdhunuar, droguar, detyruar të kryente marrëdhënie me burra të tjerë me dhunë si dhe regjistruar me kamera aktet seksuale.

Pak kohë më vonë Cassie e tërhoqi padinë e saj dhe njerëzit menduar se gjithçka kishte qenë mashtrim.

Video që e nxori zbuluar

Ishte pastaj një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në LA që zbuloi të vërtetën e madhe. Aty Diddy shfaqej me peshqir, i sapodalë nga dushi teksa dhunonte barbarisht të dashurën e 10 viteve, Cassie. Siç dukej nga pamjet, ajo kishte shfrytëzuar momentin e dushit që të largohej prej, me një valixhe të vogël, por ai e kishte kuptuar, ndjekur dhe tërhequr zvarrë duke e goditur.

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Dëshmia e Cassie Ventura

Cassie Ventura tregoi se e duroi dhunën dhe abuzimin pasi kishte nënshkruar me “Bad Boy Records”, shtëpinë diskografike të Diddy dhe mendonte se largimi prej tij do t`ia shkatërronte karrierën dhe jetën.

Diddy kërkoi falje pas publikimit të videos së dhunës duke shkruar:

“Për mua është shumë e vështirë të reflektoj në një prej periudhave më të errëta të jetës. Por duhet ta bëj. Isha shumë rëndë në atë kohë. Dua të them se kisha prekur fundin, por nuk dua të justifikohem. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video”.

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Festat e çmendura të Diddy

Maja e ajsbergut është prekur dhe në pah kanë dalë detaje të tjera. Diddy duket se është një Epstein i ri. Ai organizonte festa në vilat luksoze dhe ftonte miqtë që u ofronte drogë dhe favore seksuale nga vajza që punonin në vilën e tij si punonjëse seksi, ose që ishin thjesht modele apo artiste në karrierë, që kishin kontratë më shtëpinë e tij diskografike.

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Fotoja që trazoi rrjetit

Një foto e disa të famshmëve mes tyre J.Lo dhe Diddy shtrirë në një shtrat të madh, në një nga festat e reperit, ka marrë vëmendje të madhe në rrjet. Disa madje thonë që martesa e JLo dhe Ben Affleck ka marrë fund pikërisht nga skandali “Diddy”. Ajo duket si një foto mes miqsh që kanë festuar në një mbrëmje, por nëse merr pastaj parasysh sfondin dhe të gjitha akuzat e ngritura ndaj reperit, hidhen hije dyshimi.

Nga fotoja me JLo në shtrat, tek dyshimet për abuzim me Justin Bieber.

Fansat e Justin Bieber të shokuar

Siç ka hije të forta dyshimi edhe mbi marrëdhënien e Diddy dhe Justin Bieber. Justin Bieber ka qenë i preferuari i Diddy. E merrte me vete thuajse kudo. E përqafonte. Të gjitha këto po shikohen sot me dyshim. Një video e vjetër ku Diddy thotë se me Justin do shkojnë diku e do bëjnë diçka të çmendur, por që s`mund t`ia tregojnë askujt, po shikohet si sinjal i qartë. Edhe kënga “Lonely” e Justin Bieber po shikohet sot si një thirrje për ndihmë e atij djaloshi të vogël, dikur. Edhe fotot që qante në rrugë, edhe problemet me Selena Gomez, të gjitha këto mund të kenë një emërues të përbashkët ndaj të gjithë sot pyesin: A ka abuzuar Diddy me Justin Bieber?

Padi të tjera të ngritura ndaj Diddy

Disa padi të tjera janë ngritur ndaj Diddy për të njëjtat arsye. Ato janë: April Lampros, Joie Dickerson-Neal, modelja Crystal McKinney, Adria English.

Ku është çështja tani?

Pas kontrollit të shtëpive të tij dhe gjetjes së disa provave kompromentuese si lodra seksuale, lubrifikantë dhe një lloj vaji me të cilin dyshohet se lyhej dyshemeja për të mos u larguar vajzat, si dhe pas një hetimi 6-mujor Diddy është arrestuar dhe po mbahet në monitorim për shkak të gjendjes së rënduar. Ai nuk e ka pranuar fajësinë.