Showbiz

Nga Ledri, Getoari e Tayna, sa para po humbet secili këngëtar shqiptar

Nga Ledri, Getoari e Tayna, sa para po humbet secili këngëtar shqiptar

Edhe këngëtarët u prekën nga efektet e pandemisë, pasi u detyruan që ta kalonin këtë periudhë në shtëpi dhe të anulonin koncertet.

Virusi është faturuar në uljen financiare të disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, për të cilët “Prive.al” ka bërë një përllogaritje dhe sipas medias një prej artisteve që ka patur më shumë humbje financiare është Tayna.

“Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni euro, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera”, shkruan media.

Po ashtu edhe Ledri Vula mund të ketë një humbje rreth 400,000 euro:

“Rreth 400,000 euro mund të mbetët pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar”.

Capital T, Butrint Imeri, Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro./Referuar Prive