Showbiz

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane tregon rrugëtimin

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane

Aktori(ja) hollivudiane Ellen Page zbuloi sot se është transgjinor, ku përmes një postimi në rrjetet sociale u kërkoi ndjekësve që ta thërrasin me përemrin ‘ai’ dhe emrin Elliot.

33-vjeçari tregoi udhëtimin e tij, ndërsa e përshkruan veten me fat që ka arritur në këtë ‘vend’ në jetën e tij dhe mirënjohjen për njerëzit që e kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi’.

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane

“Nuk mund të shpreh sa e mrekullueshme është të ndjesh që më në fund dua atë që jam, për të ndjekur veten time autentike. Jam frymëzuar pafund nga kaq shumë persona në komunitetin trans. Faleminderit për guximin tuaj, bujarinë dhe punën e vazhdueshme për ta bërë këtë botë një vend më gjithëpërfshirës dhe të dhembshur. Do të ofroj çfarëdo mbështetje që të mundem dhe do të vazhdoj të përpiqem për një shoqëri më të dashur dhe të barabartë”, shkruan ndër të tjerash aktori.

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane

Elliot i kërkon fansave ‘durim’, duke pasi sqaron se gëzimi i tij është ‘i vërtetë, por është gjithashtu i brishtë’. Ai shkruan se është i frikësuar nga urrejtja, shakatë dhe dhuna, dhe theksoi se nuk po përpiqet të shuajë një moment që është i gëzueshëm, por donte të pasqyronte të gjithë situatën.

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane

“Më pëlqen që jam trans. Dhe më pëlqen që jam i çuditshëm. Dhe sa më shumë e mbaj veten afër dhe përqafoj plotësisht atë që jam, aq më shumë ëndërroj, aq më shumë më rritet zemra dhe më shumë lulëzoj. Për të gjithë njerëzit trans që vuajnë nga ngacmimet, urrejtja për veten, abuzimet dhe kërcënimet e dhunës çdo ditë: Ju dua dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta ndryshuar këtë botë për mirë”, vijon ai.

Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’! Aktorja hollivudiane

Në vitin 2014, Elliot doli hapur si homoseksual ndërsa mbajti një fjalim në një konferencë për të drejtat e njeriut në Las Vegas. Dy vite më parë, ai u martua me balerinën dhe koreografen, Emma Portner.

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al