Showbiz

Nga vendimi për t`u bërë nënë vetëm e deri tek burrat e familjes që plotësojnë figurën atërore tek djali i saj, Anila Basha rrëfehet

Nga vendimi për t`u bërë nënë vetëm e deri tek

Në një bisedë në podcast me Mira Kazhanin, Anila Basha ka rrëfyer jetën e saj. Nga rinia, vitet e shkollës, tek sfidat e jetës, sëmundja e babait dhe saj dhe vendimi për t`u bërë nënë vetëm.

Anila rrëfeu sesi gjithë jetën i kishte parë me admirim gratë që u jepnin gji foshnjave dhe nëse s`e kishte ëndërruar veten kurrë me fustanin e bardhë, mëmësia ishte diçka që donte ta përjetonte.

Siç ajo tregon, me ardhjen e Arisit në jetë çdo gjë ndryshoi tek ajo.

“Ndërkohë që ne vraponim të kapnim lajmet, kishim harruar se vraponim edhe me kohën. Unë nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë veten nuse me vello të bardhë. Unë që këceja aty dhe këndohej ajo kënga e dashurisë. Nuk e kam imagjinuar. As ëndërruar. Nuk ka ardhur. Nuk ka ndodhur. Por ama të qenurit nënë. Ajo pjesa kur nxjerr gjoksin edhe i jep gji fëmijës, edhe dashuria dhe empatia që i kam parë të gjitha nënat që e bënin këtë gjë kudo. I shihja me një lloj adhurimi. Ishte e jashtëzakonshme. Pastaj kur e kam provuar vetë…”, tha Anila Basha.

Anila Basha, në ZëmeMirënPodcast iu përgjigj edhe pyetjes së guximshme: A pyet djali për figurën atërore?

“Deri tani nuk e ka bërë këtë gjë, por që jam e sigurt që do fillojë ta bëjë. Ai e kupton shumë mirë që fëmijëve të tjerë u shkon babi për t`i marrë në çerdhe. Nuk është se e përmend fjalën babi. Nuk e thotë, Por nuk ështe se ka ndonjë recetë. Ka shumë njerëz që flasin në mënyra dhe kohëra të ndryshme. Apo të orientojnë, duhet të shkosh tek psikologu. Si duhet të flasësh me fëmijën për këtë gjë. Arisi nuk është vetëm. Në çdo moment është i rrethuar nga njerëzit. Sidomos vëllai im, daja, ai e do shumë dajën e vet, ia ka plotësuar këtë figurën mashkullore në shtëpi. Pushime pastaj tek motra. Dy çunat e motrës, azganë djem, e marrin gjithmonë e çojnë gjithandej”, tha Anila Basha.

Ndiq bisedën e plotë:

Tiranapost.al