Showbiz

Ngatërron numrin dhe telefonon idhullin e saj Eros Ramazzotti-n, ai e fton në studion e tij

Ngatërron numrin dhe telefonon idhullin e saj Eros Ramazzotti-n, ai e fton

Imagjinoje sikur të jesh duke i shkruar shoqes tënde, por mesazhi të shkojë fiksimit tënd, këngëtarit të preferuar. Imagjino pastaj sikur për të ta vërtetuar që vërtet ke ngatërruar numrin, të të ftojë për ta takuar. Kjo i ka ndodhur Valerias, një vajze italiane që e ndau historinë me të gjithë.

Valeria i shkruajti një kolegeje të re dhe la orën dhe vendin e takimit, ashtu siç paraprakisht kishin folur në zyrë. Mirëpo nga ana tjetër i erdhi një mesazh që shkruante: Shiko se unë nuk jam njeriu që mendon se i shkruar”. E habitur Valeria e telefonoi dhe në anën tjetër iu përgjigj një burrë që i tha: Nuk jam shoqja jote, jam Eros Ramazzotti. Valeria nuk e besoi dhe Eros e ftoi ta vërtetonte vetë dhe të shkonte në studion e tij muzikore.

“Unë si një e çmendur shkova”, tregon Valeria në një bisedë telefonike në Radio Deejay. Ajo shton se nuk takoi vetëm Erosin, por edhe Jovanotti-n që ndodhej në studio me Eros.

*Burimi Radio Deejay