Showbiz

Nicole Kidman mesazh për bluzat e bardha: Kur isha e vogël rrija në spital me mamin

Nicole Kidman mesazh për bluzat e bardha: Kur isha e vogël rrija

Aktorja Nicole Kidman ka postuar një video ku shpreh mirënjohjen për mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijnë e parë të luftës me koronavirusin.  Përmes një videoje ajo tregon se kur ishte e vogël qëndronte në spital pasi nëna e saj ka qenë infermiere dhe e di shumë mirë punën që bëhet për të shpëtuar jetë njerëzish.

52 vjeçarja thotë:

Unë thjesht dua t’ju them faleminderit në emrin tim për të gjithë ju infermierë, mami, mjekë dhe gjithë stafit të kujdesit shëndetësor. Unë jam vajza e një infermiereje. E kam parë duke punuar gjithë jetën. Qëndroja në spital tek mami kur isha e vogël. Ju them faleminderit për trimërinë tuaj, vetëmohimin dhe punën që po bëni veçanërish në këtë kohë kaq të rëndësishme. E dimë çfarë po bëni, ju duam. Faleminderit.

Mesazhin e postoi në ditën ndërkombëtare të shëndetit dhe si gjithë të tjerët edhe aktorja e Hollivodit është izoluar në shtëpinë e saj në Nashville. Filmi i ri i saj ku luan me Meryl Streep ka ndaluar xhirimet për shkak të koronaviursit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We would like to say thank you to the countless healthcare professionals and nurses for their bravery and their selflessness #Swisse #ThankYou #WorldHealthDay

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman) on