Showbiz

Nicole Kidman, që nuk i nxjerr vajzat në rrjetet sociale, bëri një përjashtim!

Nicole Kidman, që nuk i nxjerr vajzat në rrjetet sociale, bëri

Aktorja Nicole Kidman nuk poston foto të vajzave të saj në rrjetet sociale, ndërsa ato me bashkëshortin Keith Urban nuk mungojnë.

Sot për t’i uruar të bijës Sunday Rose 12-vjetorin, Kidman postoi këtë foto:

Nicole Kidman, që nuk i nxjerr vajzat në rrjetet sociale, bëri

“Përqafime për ditëlindjen të dashurës sonë Sunday. Gëzuar ditëlindjen vogëlushe”, shkruan aktorja 53-vjeçare.

Në foto nuk dallohet fytyra e vajzës së saj, ndërsa ky postim vjen vetëm pak ditë pasi Kidman foli për mëmësinë në kohë pandemie.

“Kam kaluar shumë kohë me to, kam mësuar kaq shumë. Kam një vajzë që do të mbushë 12 vjeçe dhe tjetrën që është 9 vjeçe dhe kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë, sepse tani duhet t’i ndihmoj dhe me shkollën. Pra ti po merresh me shkollën e tyre dhe ato janë gjithë kohës në shtëpi dhe ti po përballesh me shumë emocione të tjera”, tha Kidman.

Nicole Kidman, që nuk i nxjerr vajzat në rrjetet sociale, bëri
Dy vajzat e Nicole dhe Keith