Showbiz

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

Nipi i legjendës Elvis Presley, Benjamin Keough, ka kryer vetëvrasje. Djali 27-vjeçar i Lisa Marie Presley mësohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, ndërsa nëna e tij është e shkatërruar nga ngjarja.

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

“Ajo është zemërthyer dhe nuk ia fal vetes, por duhet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuronte djalin e saj, ishte dashuria e jetës së saj”, thotë një i afërm i Lisa Marie Presley.

Sipas TMZ, nipi i ikonës së muzikës u nda nga jeta të shtunën, por nuk jepen të tjera detaje.

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

Në vitin 2012, Benjamin u shfaq bashkë me motrat e tij në një video muzikore në interpretimin e nënës së tij të hitit të babait të saj Elvis të vitit 1954, “I Love You because".

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

Nëna e katër fëmijëve tha në një intervistë tetë vite më parë se të gjithë fëmijët e saj kanë marrë pak nga babai i saj i ndjerë, por Benjamin ishte me të vërtetë shëmbëlltyra e Elvis Presley-t.

Nipi i legjendës Elvis Presley kryen vetëvrasje!

Presley është nëna e aktores Riley Keough, 31 vjeçe, dhe e dy vajzave binjake Harper dhe Finley./ Burimi People