Showbiz

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan për gruan e tij

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan

Aktori i njohur, Pierce Brosnan, ka gjetur gjithmonë një mënyrë të veçantë për t’i shprehur dashurinë bashkëshortes së tij, Keely.

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan

Dedikime romantike, rreshta plot kujtime dhe deklarata të forta dashurie, Brosnan asnjëherë s’ka ngurruar të thojë publikisht sa i dashuruar është me partneren e tij prej gati 21 vitesh. Së fundmi për ditëlindjen e Keely-t urimi i tij ishte po aq i bukur dhe romantik.

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan

“Gëzuar ditëlindjen e dashura ime Keely. Të dua fort. Shumë vite dashuri, jetë, punë dhe lojë. Le të shkojmë më tej!’, shkruan aktori në Instagram.

Pierce dhe Keely u martuan në 2001 dhe kanë dy djem së bashku, Dylan dhe Paris.

Një dashuri në realitet si në filma, ajo e Pierce Brosnan

“Ajo ka këtë forcë që unë nuk do të mund të jetoj pa të. Kur Keely më shikon, unë dobësohem”, ka thënë Brosnan në një intervistë për Independent.