Showbiz

Një foto e rrezikshme për Arbanën, por jo e pamundur

Një foto e rrezikshme për Arbanën, por jo e pamundur

Nuk është foto me gatime dhe as në pranë detit duke shijuar rrezet e diellit. Arbana Osmani e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë ka postuar një foto teksa qëndron e ulur, por pas saj nuk ka mur mbrojtës. Moderatorja është mbështetur tek një mur i bardhë anash dhe ka vendosur këmbët mbi dy hekura. Nga mimika e Arbanës nënkuptohet se do të mbarojë ajo shkrepja e fotos sa më shpejt dhe të zbresë direkt me kujdes, por njëkohësisht edhe emocioni kur ndërmer një rrezik.

Me kapelë në dorë ku ka mbuluar barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia për të cilën nuk ka preferuar të tregojë shumë për ndjekësit, por ta ruajë atë sa më private, Arbana shkruan: Po, unë e marr parasysh rrezikun!

View this post on Instagram

Yes, I’m a Risk-taker?

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on