Showbiz

Një përgjigje për Dakota Johnson që e quajti depresionin të bukur (nga dikush që e vuan në kurriz)

Një përgjigje për Dakota Johnson që e quajti depresionin

Në një nga intervistat e fundit, Dakota Johnson foli rreth depresionit të saj të cilin e quajti “të bukur”.

“Kam mësuar ta konsideroj depresionin të bukur, sepse e ndjej botën në të cilën jetoj”, tha Dakota Johnson dhe Elle Rudd, gazetare e Metro është përpjekur të shpjegojë fjalinë e Dakota-s e t`i përgjigjet.

Unë jam një nga shumë njerëz që vuajnë nga ankthi, depresioni dhe trauma. Nuk mendoj që është e lehtë t`i japësh një shpjegim kësaj fjalie, por do përpiqem.

U rrita me serialin Skins dhe doja dëshpërimisht t`i ngjaja Effie Stonum. Jo vetëm sepse ishte e bukur, por edhe sepse ishte tipi i saj depresiv dhe të tjerët që përpiqeshin ta shëronin e loti që i rridhte te faqet e lëmuara dukej kaq bukur.

Kam parë edhe filma të tjerë dhe kam dashur t`i ngjaj protagonisteve. Madje në vitet e adoleshencës i imitoja shumë. Kam qenë gjithmonë e vetëdijshme për depresionin tim. Isha e dëshpëruar që dikush të më shikonte mua dhe të shikonte tek mua ashtu siç unë shikoja këto vajza. Dhe e vërteta nuk ishte që unë isha ëndërrimtare, por një njeri me probleme në shëndetin mendor dhe për këtë fajësoja veten time.

Një ditë e gjeta veten në një dhomë të papastër, e palarë, me fizik të dobët dhe flokë që binin vetë. Isha shndërruar. Mungesa e ushqimit të shëndetshëm më kishte dëmtuar shumë.

Ndaj dua të them se lufta me shëndetin mendor nuk është e bukur. Nuk është as e shëmtuar. Thjesht është. Nuk është diçka e matshme, që ta quash të bukur apo të shëmtuar.

Dakota u shpreh gjithashtu se problem i saj mendor është vetëm i asaj dhe i askujt tjetër.

Unë nuk kam master dhe doktoraturë në psikologji, por dihet si buka që hahet se marrëdhëniet ndërpersonale ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale.

Nëse s`mund të jetë puna e askujt tjetër, atëherë shoqëria do i kishte braktisur të gjithë ata që vuajnë.

Forca, empatia, mirëkuptimi i qëndrueshëm dhe një gatishmëri për të ndihmuar të tjerët, pavarësisht rrethanave, këto janë gjërat e bukura që mund të vijnë nga sëmundjet mendore.

Nëse do të keni një sëpatë drejtuar kokës tuaj do të kërkoni ndihmë? Atëherë përse të mos e kërkosh edhe kur ke probleme me shëndetin mendor? Kur rreth 7000 jetë në vit humbet vetëm Mbretëria e Bashkuar?

*Burimi Metro