Showbiz

Një prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry pranon akuzën

Një prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry

Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi dje licencën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry. Mark Chavez, 54 vjeç, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor për ndihmën në furnizimin e paligjshëm të ketaminës. Vdekja e Matthew Perry.

Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Matthew Perry. Jasvin Sangha, i njohur si “mbretëresha e ketaminës”, akuzohet se ka furnizuar dozën që vrau aktorin 54-vjeçar. Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, ai tha se ishte i “penduar” për veprimin e tij. “Klienti im pranon përgjegjësinë e tij. Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar… dhe është jashtëzakonisht i penduar”, u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.