Showbiz

Një tjetër sukses për Dua Lipën, nominohet për dy çmime në "American Music Awards"

Një tjetër sukses për Dua Lipën, nominohet për dy

Pavarsisht situatës së krijuar nga Covid-19 në të gjithë botën, këngëtarja Dua Lipa ka punuar shumë, dhe frytet e para ka nisur t’i marrë.

Vetëm pak kohë më parë u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe Dua u nominua në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Një tjetër sukses për Dua Lipën, nominohet për dy

Këngëtarja gjithashtu u nominua për 4 kategori në festivalin “LOS40 Music Aëards” që mbahet në Spanjë, për çmimin artistja më e mirë, për albumin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë.

Por, së fundmi shqiptarja ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram se është nominuar në dy kategori të ndryshme dhe në “American Music Awards” për çmimin “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.