Showbiz

Një vit pas vdekjes së burrit dhe vajzës, Vanessa Bryant mori një letër dhe e ndau me të gjithë

Një vit pas vdekjes së burrit dhe vajzës, Vanessa Bryant mori

Sot është 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna. Ata e humbën tragjikisht jetën në një fluturim teksa shkonin për të luajtur një ndeshje basketbolli.

Vanessa Bryant po jeton çdo ditë me dhimbjen e dy humbjeve të mëdha që sot është zbutur sadopak nga një letër. Aubrey, shoqja e ngushtë e Gianna-s i ka shkruar gjatë Vanessa-s dhe ajo e ka postuar duke shkruar:

“Sot mora këtë letër nga shoqja më e ngushtë e Gianna-s. Të dua, Aubz (siç Gigi do të të kishte thënë). Të jam shumë mirënjohëse që ndave me mua disa nga historitë e tua me Gigi-n dhe kështu unë i ndave me gjithë miqtë e mi në Instagram. Gigi im është e mrekullueshme/Të do shumë.

Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob, shumë. Nuk do mund ta kuptoj kurrë sesi një tragjedi e tillë i ndodhi njerëzve si ata. Ende nuk më duket e vërtetë. Gigi, ti ende e bën mamin të lumtur. Të dua”, shkruan Vanessa.

Një vit pas vdekjes së burrit dhe vajzës, Vanessa Bryant mori

Më poshtë është një pjesë e letrës së Aubrey, shoqes së Gianna-s (Gigi-t)

“E dashur zonja Bryant,

Mendoj dhe lutem vazhdimisht për ty. Të lutem, mos u ndjej e detyruar ta lexosh patjetër këtë letër, se e di në ç`ferr po kalon.

Nuk resht se menduari për vajzën tënde të bukur. Buzëqeshjen e saj dhe sjelljen që më nxisnin mua të bëhesha më e mirë. Nëse një ditë bëhem nënë, do doja që vajza ime të ishte ashtu siç ishte edhe jotja. Ajo ishte e sjellshme, e dashur dhe me shumë dhembshuri. Më kujtohet kur po hanim njëherë drekën në shkollë dhe na tha të mos përtypeshim ndërkohë që flisnim.

Nuk po na bënte vërejtje, thjesht donte të nxirrte versionin tonë më të mirë. Donte të dukeshim mirë.

Dashuria që ajo kishte për jetën është diçka që do ta admiroj përjetësisht. Kapej pas çdo dite sikur të kishte diçka për të arrirë. Luajta basketboll me të për katër vite dhe aty kuptova sa e zonja ishte në atë gjë. Kishte shpirtin e konkurrimit gjithashtu, ti duhet ta dish mirë”, dhe letra vazhdon me histori të tjera të të dyjave bashkë.

Në fund Aubrey e mbyll letrën duke i thënë Vanessa-s se është e mirëpritur, se sa herë që do dëshirojë më shumë histori të vajzës së saj, Aubrey është gati t`i tregojë. Në këtë formë, mund ta ndjejë më pranë.