Showbiz

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme të Europës

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Leonor e Spanjës është më njohura, por nuk është e vetmja mbretëreshë e ardhshme. Janë pesë vajza që pas disa vitesh do ngjiten në fron.

Po e nisim me Leonor

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Ajo është Princesha e Asturie, vajza e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia. Është 13 vjeç, flet katër gjuhë. Leonor do jetë mbretëresha e parë që nga vitet 1833-1868 nga koha e Isabella-s.

Estelle e Suedisë

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Estelle Silvia Ewa Mary, sapo ka bërë 8 vjeçe, në 23 shkurt. Aktualisht mban titullin dukeshë, deri sa të bëhet mbretëresha e vendit. Vendi i saj është i pari që hoqi nga fuqia ligjin që përzgjidhte djemtë si trashëgimtarë, duke bërë kështu radhën e lindjes. Kështu që ajo është vajza më e madhe e Princeshës Victoria dhe burrit të saj Daniel Westling. Estelle është e dyta në radhë pasi e para është e ëma dhe pas saj është vëllai katër vjeç Oscar.

Catharina-Amalia e Holandës

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Catharina-Amalia Beatrix Carmen Victoria është ende princeshë. Ajo bëri 16 vjeçe në 7 dhjetor në 2003-shit. Kur të bëjë 18 vjeçe do zërë një vend në Këshillin e Shtetit të Holandës dhe do marrë detyra zyrtare. Ajo flet rrjedhshëm spanjisht, anglisht, studion piano dhe kalëron.

Ingrid Alexandra e Norvegjisë

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Është vajza e madhe e princit në radhë për fron Haakon i Norvegjisë. Pra është e dyta në linjë. Detyrat publike i ka marrë që në 2012-ës kur u organizua në çështjet e mjedisit.

Elisabetta e Belgjikës

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Elisabetta Teresa Maria Elena është maxhorene: 18 vjeçe i bëri në tetor. Studion kërcim, flet rrjedhshëm frëngjisht, anglisht, gjermanisht. Puna e sja e parë zyrtare nisi në spitalin pediatrik që mban emrin e saj. Pavarësisht se ka një vëlla më të vogël, mbretëresha do të jetë ajo, sepse edhe Belgjika e ka ndryshuar ligjin që i jepte përparësi djemve.

Vittoria e Savojës

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me mbretëreshat e ardhshme

Është 16 vjeçe dhe ka të njëjtin sofistikim si e ëma Clotilde Courau. Ajo është trashëgimtare në teori, por jo në paktikë. Babai i saj Emanuele Filiberto bashkë me gjyshin, pas referendumit Monarki-Republikë kanë pushtet më të kufizuar.

*Artikulli i d.repubblica u përshtat në shqip nga Fabjola Hije