Showbiz

Noizy foli në Euronews dhe prapë tema shkoi tek sherret

Noizy foli në Euronews dhe prapë tema shkoi tek sherret

Reperi shqiptar, Noizy ka dhënë një intervistë për Euronews pas koncerit të tij të suksesshëm , ‘Alfa Show’ dhe rrjedha e bisedës shkoi përsëri te sherret.

Noizy ka përmendur një përplasje mes dy grupeve të fansave të tij dhe rivalit të tij historik, Stresit, ku mbeti i plagosur rëndë një adoleshent, fans i Stresit, i cili përfundoi në koma.

“Është për të ardhur keq, unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh – tha Noizy. ”Muzika hip-hop është e ndërtuar me këto lloj rivalitetesh, por në Shqipëri ndodh pak më ekzagjeruar, shkojnë deri në prekje fizike, ndërkohë që jashtë shtetit ngelet vetëm te muzika, por ngaqë jemi një vend i vogël, do s’do, takohesh në rrugë dhe gjaku i shqiptarit pak i nxehtë dhe bën që të prekesh fizikisht”, shtoi Noizy.

Fajin për gjithçka ja vuri moshës, duke shtuar se sot është njeri tjetër dhe gjërat mes tij dhe Stresit janë qetësuar plotësisht.

Tiranapost.al