Noizy një mesazh për fansat, miqtë, drejtësinë, por sidomos Kosovën dhe Shqipërinë: Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort
Me emrin e tij real, Rigels, me fjalë të thjeshta dhe të ndjera, Noizy ka bërë reagimin e parë publik pasi arriti të rifitojë lirinë.
Mesazhin e nis për fansat dhe për miqtë që nuk e braktisën, por përkundrazi. Krijuan një fushatë për lirimin e tij.
Pas një zënke në një klub nate në Pejë ku po këndonte dhe përfshirjes së emrit të tij në të, Kosova kërkoi arrestimin dhe ekstradimin e Noizy-t, një kërkesë që u interpretua si e ekzagjeruar, pasi bëhet vetëm në raste të ngjarjeje të rënda kriminale.
Megjithatë Noizy në statusin e tij nuk i mban mëri as Kosovës teksa shkruan:
"Hey,
Faleminderit nga zemra të gjithëve.
Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort. Faleminderit fansave të mi më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë
zemër në këtë moment të vështirë.
Nuk do ta harroj kurrë!
Faleminderit familjes time që giithmonë me durim e dashuri për mua.
Do punoj më shumë për t'jua shpërbly.
Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua keto dy javë:
-Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtesia.
Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.
Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua ta nënvizoj se askush
nuk ma ndalon dot t'i këndoj kombit tim ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.
Ju du shumë,
Mirënjohje,
Rigelsi", shkruan Noizy.