Showbiz

Noizy rrëfen fëmijërinë, emigrimin në Angli në ‘97-ën dhe një histori që nuk e harron kurrë

Noizy rrëfen fëmijërinë, emigrimin në Angli në

Reperi i dashur për shqiptarët Noizy ka rrëfyer jetën e tij në emigracion, kur iku 10 vjeç në vitin 1997 drejt Londrës në Britani dhe një histori të trishtë që nuk do e harrojë kurrë: Kur u përball atje me racizimin.

Kam qenë fëmi me shumë energji, shumë i prapë ngaqë kisha shumë energji nuk lija dy gurë bashkë, kështu më thotë dhe mami sot. Por gjithmonë i dashur, do doja ta kisha pasur më shumë normale rininë, pra mos ta lija vendin tim në’ 97-n për një jetë më të mirë në Londër dhe atje filloi rinia vazhdimi.. por që ato shokë që i kisha këtu u desh të shkëputesha dhe kjo ishte gjëja me prekëse. Ishte pjesa më e vështirë. Pastaj një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohë. Prindërve u them të lejojnë fëmjën të shijojnë rininë.

I pyetur për ngjarjen me George Floyd në Amerikë, i cili u vra nga një oficer në mënyrë makabre dhe protestat kanë shpërthyer kundër racizmit, Noizy tregoi një histori prekëse:

Jam ballafaquar shumë herë me racizmin. Kam ikur 10 vjeç në Angli mbaj mend një gjë që sdo e harroj kurrë. Këtu jemi mësuar të ecim të përqafuar dhe ndajmë gjerat me njëri tjetrin, jam shumë i lumtur që funskionon kështu tek ne. Vazhdova shkollën në Angli, ishte dita e parë që mbaroi mësimi dhe kisha pushimin, shkova tek salla ku hajmë bukë mora ushqimin dhe ulem tek tavolina, ishin disa çuna me ngjyrë të bardhë dhe mendova se ishin më të urtit, kur u ula më thanë çohu nga tavolina në anglisht. Pse pyeta unë? Sepse ti je refugjat dhe nuk ke vend këtu në tavolinën tonë. Atë ditë kam qarë dhe kuptova sa e vështirë është të përdorësh racizëm kundër një fëmije.

Noizy i ftuar në Piter Pan, Tv Klan.