Showbiz

‘Nuk jam mjek dhe infermier, por dal vullnetar si shofer’. Gent Hazizi ofrohet për të shërbyer në këtë luftë

‘Nuk jam mjek dhe infermier, por dal vullnetar si shofer’. Gent

Aktori Gent Hazizi ka postuar foton e lejes së tij të drejtimit dhe u bën thirrje autoriteteve ta telefonojnë për t`i deleguar detyra vullnetare.

“Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen. Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate! Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”, shkruan Genti duke treguar se në këtë luftë mjekët dhe infermierët s`kanë përse të jenë të vetëm në front.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gent Hazizi (@genthazizi) on

Tiranapost.al