Showbiz

Nuk ka më aludime. Xhemi Shehu tregon nëse është larguar nga 'Portokalli' apo jo

Nuk ka më aludime. Xhemi Shehu tregon nëse është larguar nga

Prej disa vitesh, Xhemi Shehu moderoi bashkë me Salsano Rrapin show-n hjumoristik Portokalli. Por në sezonin e ardhshëm ajo nuk do të jetë më pjesë. Pas aludimeve në rrjet, moderatorja e konfirmon se është larguar. Nuk ka një shënim apo një story ku Xhemi tregon vendimin, por kjo u zbulua në komentet me disa ndjekës të saj.

Nuk ka më aludime. Xhemi Shehu tregon nëse është larguar nga

Një ndjekës e pyet: Është e vërtetë që nuk do të jesh më në Portokalli? Xhemi Shehu i përgjigjet thjesht me një Po. Ndërsa një komentues tjetër i shkruan që të mos lodhet shumë: Se kemi Portokallinë në tetor, dhe moderatorja i përgjigjet: Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia!.

Nuk ka më aludime. Xhemi Shehu tregon nëse është larguar nga

Nuk ka më aludime. Xhemi Shehu tregon nëse është larguar nga

Përveç Xhemit është folur se edhe regjisori Altin Basha do të largohet nga Top Channel.

Ndërsa lajmin se mund të rikthehet në drejtimin e Portokallisë, e ka mohuar vetë aktori Agron Llakaj. Në një intervistë me 4 qershor Agron Llakaj ka thënë:

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”.