Showbiz

S'mbarojnë problemet për Shakirën, pas divorcit mund të dënohet me 8 vite burg

S'mbarojnë problemet për Shakirën, pas divorcit mund të

Ylli i popit Shakira mund të përballet me tetë vjet burg dhe një gjobë prej 19 milionë paundë nëse shpallet fajtore për evazion fiskal të kryer në Spanjë gjatë viteve 2012-2014.

Akuzat për mashtrim ndaj shtetit janë dorëzuar nga prokurorët në Gjykatën e Barcelonës dhe u bënë të ditura vetëm sot.

Shakira, sipas prokurorëve, ka pretenduar se ka jetuar jashtë vendit gjatë kohës kur ishte në një lidhje me futbollistin Gerard Pique për të shmangur taksat.

S'mbarojnë problemet për Shakirën, pas divorcit mund të

Shakira, e cila pretendonte se jetonte në Bahamas gjatë viteve 2012-2014, u regjistrua si rezidente e plotë në Spanjë vetëm në vitin 2015.

Por inspektorët e taksave të cilët për më shumë se një vit kanë kontrolluar Shakiran, madje duke vizituar deri edhe parukierët e saj të preferuar në Barcelonë dhe duke kontrolluar rrjetet e saj sociale në përpjekje për të treguar se ajo kaloi shumicën e tre viteve në Spanjë.

Ata arritën në përfundimin se ajo kishte kaluar 242 ditë në Spanjë në 2012, 212 ditë në vitin 2013 dhe dhe 243 ditë në vitin 2014.

Raporti i paraqitur nga prokurorët së bashku me kallëzimin e tyre penal provon kështu se koha e kaluar jashtë Spanjës nga këngëtarja 45-vjecare ishte thjesht mungesë sporadike e lidhur me angazhimet e punës.

S'mbarojnë problemet për Shakirën, pas divorcit mund të

Shakira ka mohuar çdo akuzë

Një zëdhënës i Shakira tha se këngëtarja gjithmonë ka respektuar ligjin, duke demonstruar sjellje korrekte si individ dhe tatimpagues e duke u këshilluar edhe me “PriceËaterhouse Coopers”, një firmë tatimore prestigjioze e njohur globalisht.

“Fatkeqësisht, Zyra e Taksave Spanjolle, e cila humbet një në çdo dy padi me taksapaguesit e saj, vazhdon të shkelë të drejtat e saj dhe të ndjekë një rast tjetër të pabazë,” u shpreh përfaqësuesi i saj ligjor.

Shakira ka besim se pafajësia e saj do të vërtetohet deri në fund të procesit gjyqësor.