Showbiz

Nuk mbushesha dot me frymë! Kendall Jenner rrëfen krizat e panikut

Nuk mbushesha dot me frymë! Kendall Jenner rrëfen krizat e panikut

Kendall Jenner ka folur për herë të parë për krizat e panikut, në “Good Morning America”. Ajo ka rrëfyer se fëmijëria nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të këtij problemi që në fillim dukej si fizik. Tregon që e ëma Kris e ka çuar në disa mjekë të cilët si përfundim arritën në të njëjtin rezultat: Gjithçka vinte si pasojë e shëndetit mendor.

Kendall ka treguar gjithashtu se gjendja e asaj kohe i është rikthyer edhe në 2019-ën para se të shfaqej në Met Gala. Megjithatë motrat i kanë qëndruar afër dhe ka marrë informacionet e duhura në kohën e duhur.

“Kam qenë vërtet nervoze gjatë shfaqjeve të modës, sepse e dija që aty ishin njerëzit që unë i njihja. Tani e kam kaluar dhe ndihem më mirë, por u desh pak kohë për të arritur në këtë pikë”, tha ajo.

*Burimi Elle