Showbiz

Olta Boka do të bëhet nënë për herë të parë

Olta Boka do të bëhet nënë për herë të

2020-ta është viti i shtatzënave dhe listës së vajzave të njohura që janë në pritje të ëmbël i shtohet edhe këngëtarja Olta Boka.

Ajo e ka mbajtur marrëdhënien e dashurisë me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokajt, Iv Rrokaj, jashtë vëmendjes së publiku, ndërsa e vetmja gjë që pranoi kohë më parë për mediat ishte se udhëtonin shumë bashkë.

Olta Boka do të bëhet nënë për herë të

Pas fotove që Olta ka bërë në vende të ndryshme të botës fshihet Ivi, ndërsa tani mësohet se të dy do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas ‘Iconstyle.al’, barku i Oltës tani është i dukshëm dhe këngëtarja nuk mund ta fshehë më.

Ajo nuk ka postuar asnjë foto të trupit së fundmi, një tjetër detaj që i shton më shumë dyshimet.

Olta Boka do të bëhet nënë për herë të

Ende nuk dihen detaje lidhur me muajin e shtatzënisë së këngëtares apo gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë.