Olta Boka, Mariza Ikonomi dhe lindjet surprizë, pa Gender Reveal dhe Baby Shower në Instagram
Nuk ka asgjë të keqe të keqe të bësh festa, qofshin ato edhe amerikane, si Baby Shower dhe Gender Reveal. T'i postosh pastaj në Instagram dhe të presësh komente, pëlqime, urime. Ama ka edhe një grup tjetër vajzash, të famshme, që jo vetëm nuk postojnë asgjë nga këto (i bëjnë a s'i bëjnë), por e mbajnë private të gjithë periudhën e pritjes së ëmbël.
E fundit fare është Olta Boka, që vetëm sot, me një video emocionuese ka njoftuar ardhjen ne jetë të djalit të saj, Brel. Asnjë foto më herët. Asnjë njoftim.
Njësoj si Mariza IKonomi. Këngëtarja që është rritur në ekran, shtatzëninë e mbajti vetëm për vete dhe postoi në fund përqafimin e parë me bebin e saj.
Ja kaq, mjaftojnë këto dy raste si për të provuar që s'ka paparac dhe portal që e zbulon diçka nëse ke zgjedhur ta mbash për vete.