Showbiz

Olti Curri tregon përplasjen që ka patur me një nga moderatorët e emisionit ku bënte pjesë

Olti Curri tregon përplasjen që ka patur me një nga

Ai ishte pjesë e ‘reality-show’-t “Për’puthe”, prej të cilit u largua para se të përfundonte sezoni i parë. Ndërsa nuk është shprehur nëpër rrjetet sociale, Olti Curri tregoi arsyen e këtij vendimi, që lidhet me Edi Manushin.

“Pati përplasje sepse filloi të kishte shumë diferencim mes nivelit që unë doja të bëja unë televizion dhe asaj që prodhohej te Përputhja. Kur ka kështu përplasjesh, unë tërhiqem. Sepse aty zot shtëpie aty është Edi Manushi. Dhe ai e vazhdoi me mënyrë sesi e kishte menduar”, tha Curri për “Edicionin Veror” në “Abc News”.

Olti Curri tregon përplasjen që ka patur me një nga

Ai dha lajmin e largimit nga programi më 21 qershor, kur tha gjatë transmetimit: 

“Sot është pjesëmarrja ime e fundit tek Përputhen. Kjo do të jetë puntata ime e fundit në program. Dua të falenderoj të gjithë publikun për mbështetjen dhe Manushin për mundësinë. Me ikjen time kam përshtypjen që këtyre (konkurrentëve) do t’u dali turpi dhe do shpërthejnë".

Ky program, që të kujton emisionin e njohur italian “Uomini e Donne”, kishte në qendër të vëmendjes dy vajza të cilat ishin në kërkim të dashurisë së vërtetë, ku Olti luante rolin e këshilluesit.