Showbiz

One Direction deklaratë të përbashkët për vdekjen e Liam: Na duhet kohë të pranojmë humbjen e vëllait tonë

One Direction deklaratë të përbashkët për vdekjen e

Ish-anëtarët e grupit One Direction kanë dhënë një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së Liam Payne në Argjentinë.

Louis Tomlinson, Zayn Malik, Niall Horan dhe Harry Styles shprehen se do t'ju duhet kohë për të pranuar ndarjen nga jeta të vëllait të tyre.

"Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Liam. Me kalimin e kohës dhe kur të gjithë të kenë mundësi, do të ketë më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim pak kohë për pikëllimin tonë dhe për të pranuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me të do të jenë të çmuara përgjithmonë. Tani për tani, mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe fansat që e donin pranë nesh. Do të na mungojë tmerrësisht. Të duam Liam", thuhet në deklaratën e tyre.