Showbiz

Oprah Winfrey tregon pyetjen më të keqe që ka bërë ndonjëherë në një intervistë

Oprah Winfrey tregon pyetjen më të keqe që ka bërë

Dhe jo nuk ka lidhje me Meghan dhe Harry-n. Bëhet fjalë për një intervistë të realizuar në fillimet e saj me aktoren Sally Field.

E pyeti nëse kolegu i saj Burt Reynold me të cilin kishte luajtur disa filma e (për të cilin qarkullonin thashetheme se ishin në një lidhje) e hiqte paruken që mbante në kokë, kur flinte.

Oprah Winfrey tregon pyetjen më të keqe që ka bërë

“Ishte një gabim i madh. Edhe tani që e them unë dridhem. E pyeta vetëm sepse producentët më thanë. Ishte ajo që të gjithë donin të dinin. Kështu që unë e bëra. Dhe Sally më bëri për ujë të ftohtë. Unë e meritoja këtë reagim. Ishte një pyetje e papërshtatshme”, tregon Oprah.

Reynolds e kishte pranuar se mbante paruke në kokë dhe njerëzit lart e poshtë me humor vrisnin mendje a e hiqte natën? Plus donin të dinin a ishin vërtet në një lidhje. Po, përgjigjen e morën vite më vonë.

*Artikulli i Eonline u përshtat në shqip nga Tiranapost.al