Showbiz

Ori dhe Isli, fermerë për një ditë

Ori dhe Isli, fermerë për një ditë

Shoqëria e moderatorëve të “Wake Up”, Ori Nebijaj dhe Isli Islami është e ditur tashmë. Ata janë të pandarë, madje edhe fundjavën që sapo lamë pas e kaluam bashkë. Ku? Në pishina? Në det, apo mal? Jo. Në dy ferma me lopë e viça të kompanisë “Lufra”, jo vetëm për të shijuar natyrën dhe qetësinë larg rrëmujës së qytetit, por edhe rrëmujës së bregdetit të jugut, por edhe për të parë nga afër se nga vjen qumështi dhe bulmeti me të cilin ata nisin ditën, ushqimi bio që iu jep dhe energjinë e duhur për të qenë në formë gjatë tre orëve transmetim çdo ditë.

Ori dhe Isli, fermerë për një ditë

Postimet e tyre në Instagra, pavarësisht se plot humor dhe sportivitet, siç u shkon dy miqve të ngushtë gjatë një aventurë së bashku, ishin edhe mjaft informuese. Mësuam gjëra që nuk i dinim e që, njësoj si Orin dhe Islin, edhe neve na bëjnë të kuptojmë pse produkte “Lufra” janë natyrale dhe të sigurta. Dy fermat ku moderatorët shkuan në fundjavë kishin njëra 800 lopë e tjetra 450, ku secila prej tyre prodhon 25-30 litra qumësht në ditë. Qumësht që pastaj përpunohet në një fabrikë me tekologji të fundit dhe kontrolle të rrepta për cilësinë dhe sigurinë, duke mbërritur të freskëta e në cilësinë maksimale te konsumatori.

Ori dhe Isli, fermerë për një ditë

Gjatë kësaj vizite “bio”, përpos shoqërisë “natyrale” të Islit dhe Orit, pamë edhe se sa natyralë janë ata vet. Pamë Orin duke mbjel lopë, Islin duke bërë “ekspertin” dhe kontrollorin e cilësisë. “Lopët nuk kalojnë në karuselin ku milen, por çohen në “infermieri” nëse ka diçka që nuk shkon me to”, na siguroi Isli dhe nuk kemi si të mos i besojmë, pasi ai e kishte faktuar këtë proces me video dhe foto që flisnim më shumë se fjalët.

Ori dhe Isli, fermerë për një ditë

Dhe kështu kaloi dita e miqve të ngushtë të “Wake Up”, për t’u mbyllur me foton klasike mbi dëngjet me bar të tharë. Falë Instagramit, në këtë tur “bio”, ata na morën edhe neve me vete, për të kaluar një fundjavë ndryshe nga ato që kemi kaluar e që na presin. Se Shqipëria nuk ka vetëm det, por edhe fshat, viça e sidomos, me mijëra lopë që prodhojnë qumësht të shijshëm e të shëndetshëm. Rruga e qumështit nuk është vetëm në qiell, por edhe këtu në tokë dhe tëçon vetëm në një destinacion: kompania Lufra!