Showbiz

Pa punë e pa shokë, Princ Harry po kalon ditë të këqija

Pa punë e pa shokë, Princ Harry po kalon ditë të këqija

Meghan e mori me vete në Amerikë, por Princ Harry duket se nuk është përshtatur akoma. Pa punë, pa shokët e tij, pa takimet zyrtare, pa familjen e origjinës, Harry po kalon ditë të këqija.

"Kjo nuk është një periudhë e mirë për Harry-in. Në Los Angeles ndihet i vetmuar, i trishtuar dhe ka shumë nostalgji për shtëpinë. Jeta e tij e re në Kaliforni dhe izolimi për shkak të kornavirusit nuk po i bën mirë. Ky është një moment i vështirë për të gjithë, por për Harry-in është më keq, pasi ai nuk ka asnjë mik në Los Angeles siç ka Meghan, nuk ka as një punë. Por nuk do jetë gjithmonë kështu dhe Harry e di këtë”, tha një burim pranë tyre për Vanity Fair.

*Burimi Vanity Fair