Pa u bërë viti i martesës, Britney Spears mund të jetë ndarë nga burri
E Premte 31 Mars 2023, 09:35
TiranaPost
E para u fotografua Britney Spears në Hawaii me shoqen e saj të një jete, Cade Hudson. Deri këtu asgjë e keqe. Vetëm se Britney nuk e kishte në dorë unazën e martesës. Mund ta ketë hequr sa për pushime, detit, uji... Ndoshta...
Po dyshimet u shtuan kur edhe bashkëshorti i saj Sam Asghari nuk e mbante në dorë unazën.
Mediat e huaja Po shkruajnë për një krizë mes çiftit në rastin më të mirë, ose një ndarje të mundshme në rastin më të keq.