Showbiz

Pallati mbretëror i bën thirrje Donald Trump-it: Hiq nga autobusi fotoshopin e mbretëreshës

Pallati mbretëror i bën thirrje Donald Trump-it: Hiq nga autobusi

Buckingham Place thuhet se ka kërkuar që një imazh i bërë me fotoshop i Mbretëreshës Elizabeth që mban një kapelë ‘Make America Great Again’ të hiqet nga një autobus që mbështet ish-Presidentin Donald Trump.

Imazhi i Mbretëreshës u pa në autobusin që është në pronësi të mbështetësit të Trump, Buddy Hall.

Fotoja e saj në këtë autobus ka për më shumë se një vit që qëndron e shëtit në rrugët e Floridas, por më shumë ra në sy ditët e fundit gjatë një proteste.

Zëdhënës të kompanisë thonë se nuk shikojnë asnjë problem në përpunimin e kësaj fotoje dhe shprehen: A e dinë këta njerëz se ç`janë memet?

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al