Showbiz

Pallati Mbretëror nuk e pranon Kim Kardashian në festë

Pallati Mbretëror nuk e pranon Kim Kardashian në festë

Ajo mund të jetë mbretëresha e vipave, por mbretëresha e Anglisë nuk e pranoi në festimet e Jubileut të Platiniumit.

Pavarësisht përpjekjeve të Kim Kardashian, zyrtarët në Buckingham Palace i kanë refuzuar lutjet e saj për të marrë pjesë në festën e Platinumit. Ajo madje bashkë me të dashurin Pete Davidson kanë mbërritur në Angli të përgatitur për të qenë pjesë e festës që do të mbahet të shtunën.

Burime pranë saj kanë thënë për mediat se Kim po provon të blejë bileta të dorës së dytë. Pra nuk i intereson nëse ato nuk do të jenë të zonës VIP.

Pallati Mbretëror nuk e pranon Kim Kardashian në festë

“Kim Kardashian rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë event, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese për të. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”, thonë burimet.

Diana Ross dhe Nile Rodgers do të performojnë në këtë event, ndërsa Sir David Attenborough dhe David Beckham do të jenë prezentë.

Rreth 10,000 bileta u shpërndanë. 7500 u janë dhënë punonjësve kryesorë, atyre në Forcat e Armatosura dhe vullnetarëve.

Përfaqësuesit e Kim Kardashian nuk pranuan të jepnin një sqarim zyrtar.

Nga çfarë duket nga fotot e paparacëve, Kim dhe Pete po i shfrytëzojnë këto ditë pushimesh për të blerë.