Showbiz

Pamela Anderson nuk dorëzohet: Do ta provoj edhe njëherë martesën

Pamela Anderson nuk dorëzohet: Do ta provoj edhe njëherë

Hera e pestë ndodhi në janar me producentin Jon Peters. Nuk zgjati shumë, madje sot, pas 4 muajsh Pamela Anderson thotë se ajo nuk ishte as martesë, as me dasmë e as me dokumente, nuk ishte asgjë. Ajo shtoi se lidhja e tyre nuk kishte tërheqje fizike, ishte më shumë si diçka miqësore dhe se nuk është dorëzuar. Është ende e re, 52 vjeçe dhe do ta provojë edhe njëherë martesën.

“Vetëm edhe njëherë, të lutem, Zot. Do ta provoj edhe njëherë”, tha ajo në intervistën e fundit.

*Burimi Daily Mail