Showbiz

Pandemia dhe efekti në familjen e Nicole Kidman: Vajzat e mia po digjen nga malli

Pandemia dhe efekti në familjen e Nicole Kidman: Vajzat e mia po digjen nga

Pandemia dhe sidomos izolimi e pastaj rregullat e marra kanë ndikuar tek të gjithë, edhe në familjen e Nicole Kidman dhe tek vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret.

“Mësimin në distancë nuk e kanë problem sepse janë mësuar duke qenë se ne udhëtojmë shumë për shkak të punës sime, por e kanë të vështirë këtë distancimin social. Janë duke luftuar me emocionet e tyre. Nuk është e vështirë për një 12-vjeçare të mos takojë dot sa herë që dëshiron, shoqet e saj dhe po aq keq edhe për 9-vjeçaren që është duke u formuar dhe socializuar ende. Është një nga gjërat më të vështira t`i shikosh të përmalluara për shoqet e tyre. Unë ndihem si ato për shoqet dhe miqtë e mi”, tregon Kidman që shton se vetëm duke i treguar sa shumë i do, përpiqet t`i marrë me të mira në këto ditë.

*Artikulli i marrë nga BuzzFeed, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.