Paratë ishin arsyeja e ndarjes së Shakirës dhe Pique

E vetmja gjë e sigurt në gjithë historinë e ditëve të fundit të Shakirës dhe Pique është se nuk janë më bashkë. Disa thonë se tradhtia nga ana e tij ishte shkaku i ndarjes.
I fundit që ka folur dhe ka dhënë disa detaje është ish-kunati i Shakirës, Roberto Garcia.
Duke qenë se Garcia ka qenë për një kohë të gjatë i dashuri i motrës së Shakirës pretendon se di disa gjëra më shumë. Sipas tij çifti është ndarë për paratë.
“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Pique i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e saj apo edhe ajo vetë nuk ka pranuar t'ia japë. Ata nuk i kanë bashkuar kurrë paratë e tyre dhe e kanë mbajnë ekonominë familjare të ndarë në 50%.
Ai shton se çifti kurrë nuk u martua dhe se as Shakira vetë nuk e ka dashur diçka të tillë.
Sipas Reuters, të dy njoftuan ndarjen e tyre duke shkruar: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Ata kanë bashkë dy djem Milan dhe Sasha.