Showbiz

Paris Hilton nis procedurat In Vitro: Mund t`i zgjedh binjakë po të dua dhe po u gjej emrat

Paris Hilton nis procedurat In Vitro: Mund t`i zgjedh binjakë po të

Trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve Hilton ka vendosur të ndërmarrë një tjetër hap. Me partnerin e saj Carter Reum u janë nënshtruar procedurave të fertilizimit In Vitro për të sjellë në jetë jo një, por dy fëmijë.

“Ne kemi bërë In Vitro kështu që mund të kemi edhe binjakë, nëse duam. Jam shumë e lumtur për këtë hap. Tani do jem një jetë të vërtetë”, tha 39-vjeçarja që ka nisur të kërkojë emrat e fëmijëve të saj.

Ndryshe nga shumë vajza të famshme, Hilton nuk e ka fshehur përpjekjen për një shtatzëni në mënyrë artificiale dhe as nuk ka qenë supersticioze të ndajë me publikut detajet që nga fillimi i kësaj historie.

Paris ka treguar edhe se këtë rrugë ia ka sugjeruar Kim Kardashian. "Falenderoj Kim që më prezantoi me doktorin e saj", tha Paris. Vetë Kim ka sjellë në jetë dy fëmijët e vegjël përmes nënave surrogate.

*Artikulli i People u përshtat në shqip nga Tiranapost.al