Partnerja e Kivanc Tatlitug publikon foton e parë të aktorit me djalin e porsalindur

E Diel 19 Qershor 2022, 15:45
TiranaPost
Kivanc Tatlitug, aktori i dashur turk është bërë baba për herë të parë para disa muajsh. Partnerja e tij Basak Dizer sot, në ditën e baballarëve ka publikuar foton e parë të aktorit me djalin e tij, por pa i zbuluar fytyrën.
Kurt Efe,djali i aktorit të njohur erdhi në jetë në prill dhe lajmin e bëri të ditur vetë Kivanc me anë të një postimi në Twitter ku shkruante: “Faleminderit Zot, sot erdhi në jetë dhe Kurt Efe i shëndetshëm”.
Aktori dhe stilistja, Basak Dizer (44 vjeçe), u martuan në vitin 2016 në Paris, ku lindi historia e tyre e dashurisë.