Showbiz

Pas 19 vitesh transmetim, emisioni i Ellen DeGeneres do të ndërpritet

Pas 19 vitesh transmetim, emisioni i Ellen DeGeneres do të ndërpritet

Prezantuesja e famshme amerikane Ellen DeGeneres do i japë fund emisionit të saj në vitin 2022 pas 19 vitesh transmetim ku kanë qenë të ftuar të gjithë personazhet e njohur të Hollywood dhe jetës publike amerikane.

“Sado i bukur të jetë emisioni dhe zbavitës, krijimi i tij nuk është më sfidë”- ka thënë ajo për “Hollywood Reporter”.

Lajmërimi për ndërprerjen e transmetimeve vjen pak muaj pasi u ngritën akuza mbi DeGeneres, sipas të cilave ajo kishte krijuar një ambjent “toksik” pune.

“The Ellen DeGeneres Show” filloi transmetimin në Shtator të vitit 2003 dhe ishte një miks mes komedisë, intervistave, historive personale dhe trajtimit të ideve, por shikueshmëria kishte rënë ndjeshëm përgjatë kohëve të fundit.

“Do i japim fund pas sezonit 16. Kompania donte që të firmosja edhe për 4 vite të tjera. E di që do të jetë e vështirë ditën e fundit, por e ndjej se ka ardhur koha. Jam një person kreativ dhe kur je kreativ e ndjen nevojën për t’u sfiduar.”- ka thënë 63-vjeçarja.

Përshtatur në shqip nga BBC/ tiranapost.al