Showbiz

Pas 6 tentativave in-vitro dhe problemeve me shtatzëninë, këngëtarja britanike tregon sfidat që shumëkush i fsheh

Pas 6 tentativave in-vitro dhe problemeve me shtatzëninë,

Pas tentative shtatzënie me in-vitro, Paloma Faith ka treguar se më në fund është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këngëtarja 39-vjeçare ka ndarë lajmin e gëzuar përmes një postimi në Instagram, duke dhënë detaje nga përpjekje e saj për një shtatzëni të dytë.

Pas 6 tentativave in-vitro dhe problemeve me shtatzëninë,

Ajo u bë nënë për herë të parë me vogëlushen saj Leyman Lahcine në dhjetor 2016-s, ndërsa me një foto me barkun e rrumbullakosur tregon sfidat dhe zbulon se shtatzënia e saj është ‘me risk të madh’.

Postimi i plotë:

Është një emocion i jashtëzakonshëm t’ju njoftoj se jam shtatzënë. Do t’i publikojë këngët e reja në këtë periudhë dhe doja të ndihesha e lirë në trupin tim ndërsa ndryshon para gjithë syve tanë!

E dua punën time dhe mezi pres që të gjithë të dëgjoni albumin tim të 5-të dhe do të performojë aq sa do të ma lejojë kjo kohë e çmendur (gjithashtu një turne vitin e ardhshëm).

Nuk jam një shtatzënë elegante dhe gjithashtu jam me rrezik të lartë, kështu që do të doja të kërkoja nga media që të mos vraponin pas meje për të marrë fotografi të pakëndshme, pasi ankthi është i dëmshëm për mua dhe foshnjën time. Ky fëmijë dëshirohej kaq shumë, është tentativa ime e 6-të in-vitro dhe ishte një sfidë të arrija këtu. Kam pasur një lindje të parë shumë traumatike dhe gjithashtu jam e prirur për depresion pas lindjes.

Të jem nënë është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur ndonjëherë, por do të ‘fryhem’ dhe nuk do të" shkëlqej"! Kam ndërmend të jem shumë e hapur për këtë me të gjithë ju!

Për të gjitha gratë e tjera shtatzëna që i duan aq shumë foshnjat e tyre sa unë, por njëkohësisht janë shumë të trembura, le ta bëjmë këtë.

Pas 6 tentativave in-vitro dhe problemeve me shtatzëninë,