Pas blerjes së Twitter nga Musk, Amber Heard mbyll llogarinë e saj

E Enjte 3 Nëntor 2022, 21:06
TiranaPost
Menjëherë pasi Elon Musk mori kontrollin e plotë të Twitter, Amber Heard ka mbyllur llogarinë e saj në këtë platformë.
Heard thuhet se mund të jetë larguar vetë nga Twitter por ka dhe zëra që thonë se ka qenë Musk ai që ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj.
Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp, ka qenë e lidhur me Elon Musk pas ndarjes me yllin e “Pirates of the Caribbean”. Romanca ishte e përkohshme. Edhe gjatë gjyqit mes Depp dhe Heard, u zbuluan disa detaje të marrëdhënies mes manjatit dhe aktores.