Showbiz

Pas divorcit, vilën 60 milionë dollarëshe e fitoi Kim Kardashian

Pas divorcit, vilën 60 milionë dollarëshe e fitoi Kim Kardashian

Shtëpinë në Hidden Hills, në Kaliforni do ta mbajë Kim Kardashian. Bëhet fjalë për shtëpinë në të cilën jetuan të dy gjatë viteve të martesës.

Pas divorcit, vilën 60 milionë dollarëshe e fitoi Kim Kardashian

Thuhet se si Kim dhe Kanye kanë qenë miqësorë përgjatë seancës ku ndanë pasurinë. Nuk kanë pasur probleme dhe pakënaqësi.

Kim do të vazhdojë të jetojë me fëmijët atje, kurse Kanye do të mbajë shtëpinë dhe fermën në Wyoming. Atje shkoi menjëherë pas divorcit.

Vlera e shtëpisë së Kim është 60 milionë dollarë, kurse e Kanye 11 milionë dollarë. Ai mbajti gjithashtu disa prona të tjera në vlerën e 3.2 milionë dollarëve.

Thuhet se ka blerë edhe një vilë në Malibu për të qenë më pranë fëmijëve sa herë që shkon t`i takojë.

Monologu i Kim në një program të shtunën e kaluar e rikonfirmoi edhe njëherë se martesa mes tyre ka mbaruar dhe nuk ka asnjë mundësi rikthimi.