Showbiz

Pas djalit, John Travolta humbet edhe gruan

Pas djalit, John Travolta humbet edhe gruan

John Travolta është goditur edhe njëherë nga fati i keq. Një orë më parë ka njoftuar në Instagram humbjen e gruas së tij aktores Kelly Preston, 57 vjeç.

Pas djalit, John Travolta humbet edhe gruan

"Me shumë hidhërim ju njoftoj se gruaja ime e bukur Kelly e humbi betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo bëri një luftë kurajoze me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët e saj në MD Anderson Cancer Center dhe të gjitha qendrat mjekësore që na kanë ndihmuar, si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj.

Do të mbetet e paharruar. Do shkëputen disa kohë për të qenë atje për fëmijët e mi që kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni asgjë nga ne për një kohë të gjatë.

Me dashuri”, shkruan John Travolta.

Ai dhe Kelly ishin të martuar prej 1991-shit. Në 2009-ën humbën djalin e tyre të madh Jett, në atë kohë 16 vjeç.

Pas djalit, John Travolta humbet edhe gruan
John, Kelly, Jett

Tani kanë Ella-n 20 vjeçe dhe Benjamin 9, të cilëve do t`u qëndrojë pranë John.