Showbiz

Pas gjyqit, Harvey Weinstein shtrohet me urgjencë në spital

Pas gjyqit, Harvey Weinstein shtrohet me urgjencë në spital

Pas gjyqit të djeshëm që e shpalli fajtor për dy prej rasteve nga të shumtat që akuzohet, regjisori dhe producenti Harvey Weinstein përfundoi në urgjencë. Shkak u bë rritja e tensionit të gjakut dhe shtrëngimet në kraharor si pasojë e problemeve me zemrën.

Gjendja është e stabilizuar aktualisht.

Gjykimi ndaj tij do të vazhdojë. Ai rrezikon 5-25 vite burg, por i shpëtoi dënimit me burgim të përjeshtshëm.

Vetë Harvey nuk pranon asnjë nga akuzat për ngacmim seksual dhe përdhunim dhe dje është shprehur: “Jam i pafajshëm, si ka mundësi që kjo po ndodh në Amerikë”.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Fabjola Hije