Showbiz

Pas lajmit se iu ndalua xhirimi i klipit se nuk respektoi masat anti-Covid, reagon Dua Lipa

Pas lajmit se iu ndalua xhirimi i klipit se nuk respektoi masat anti-Covid,

Lajmi se këngëtares së famshme, Dua Lipa i janë ndërprerë xhirimet e klipit për shkak se nuk kishte respektuar masat e anti-Covid bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.

Por, sot këngëtrarja ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe thekson se ka ndjekur me përpikmëri mastat anti-Covid.

Ajo shton se avokatët e saj janë duke i dërguar letër gazetës dhe shton se është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos sime në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat anti-Covid-19.

Kjo është pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim” shkruan Dua.