Pas motrës, Mariah Carey-n e hedh në gjyq edhe vëllai i saj, ç’ka ndodhur brenda familjes vite më parë?

Vëllai i madh i këngëtares Mariah Carey e ka hedhur të motrën në gjyq për shpifje dhe shqetësim emocional të shkaktuar nga memoari i saj i fundit The Meaning Of Mariah Carey.
Morgan Carey ka treguar se libri me kujtime i motrës së tij sugjeron në mënyrë të pavërtetë se ai ishte i dhunshëm.
Për këtë arsye, pretendon ai në padinë që ka ngritur, ka pësuar ankth ekstrem, dhe dëmtim serioz të reputacionit të tij. Lajmi vjen një muaj pasi edhe motra e Mariah e paditi duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 1.25 milion dollarësh.
Alison Carey ka thënë se e motra pretendon se i ka dhënë valium kur Mariah ishte 12 vjeçe, e ka nxjerrë jashtë dhe i ka hedhur çaj të nxehtë në trup. Por këto rrëfime sipas Alison ishin skandaloze dhe kishin për qëllim ta turpëronin atë.
Alison ka mohuar të gjitha pretendimet, duke thënë se këngëtarja nuk ka asnjë provë për këto akuza serioze. Autobiografia e Mariah Carey u botua shtatorin e kaluar dhe kryesoi në listën më të shitur të Neë York Times në tetor.
Libri përmban shumë rrëfime në lidhje me jetën e saj, përfshirë edukimin e vështirë, racizmin që hasi si fëmijë dhe pretendimet se martesa e saj e parë ishte abuzive.
Në libër ajo thotë se u deshën 12 policë për të tërhequr vëllain e tij që po dhunonte babain, një ngjarje kur Mariah ishte e vofel. Por Morgan thotë se incident është i trilluar.
Mariah tregon gjithashtu se i vëllai ka tentuar ti zhvasë para, por edhe ky pretendim hidhet poshtë nga Morgan.
Nuk dihet ende se si do të përfundojë kjo çështje, që ka ringjallur konfliktet në familjen e Mariah Carey shumë vite më vonë. Vetë këngëtarja nuk ka reaguar.
*Tiranapost.al.