Orinda Hutës i vodhën valixhen në Romë. Për këtë ajo shkroi një status ku paralajmëronte ndjekësit e saj të bënin kujdes. Ndërkohë që pre e vjedhjeve në Romë ka rënë edhe Adrola Dushi. Duket se dëmi i kësaj të fundit ka qenë edhe më i madh pasi ka humbur pasaportën e saj.
“Romë moj e bukura Romë… Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shkruan Adrola Dushi, e cila mban në duar një pasaportë emergjence.
Orinda sugjeronte më herët se edhe valixhet në bagazhet e makinave po vidhen.