Lajme nga Bota

Pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum presidente, pse po vriten gratë në Meksikë

Pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum presidente, pse po vriten gratë

Një kryetare bashkie u qëllua për vdekje në Meksikë një ditë pas fitores historike presidenciale të Claudia Sheinbaum.

Tre ditë më vonë, një këshilltare në Meksikë u vra pas zgjedhjeve më të përgjakshme ndonjëherë.

Një këshilltare lokale meksikane, në një qytet të vogël në Guerrero u vra të premten nga njerëz të armatosur që iu shfaqën në derën e shtëpisë.

Esmeralda Garzon, e cila drejtoi komisionin e barazisë dhe gjinisë në këshillin bashkiak të Tixtla, u vra në orët e para të pasdites teksa po dilte nga shtëpia e saj.

Pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum presidente, pse po vriten gratë

Garzon ishte zgjedhur nën Partinë Revolucionare Institucionale (PRI), partia dikur dominuese e cila bashkoi forcat me grupet e tjera opozitare për të formuar një koalicion kundër partisë MORENA tani në pushtet.

Megjithatë, Garzon mbështeti kandidatët e MORENA-s në zgjedhjet e 2 qershorit, siç tregojnë postimet në llogaritë e saj në mediat sociale.

Një ditë pas resultatit të zgjedhjeve, Yolanda Sanchez, kryetarja e bashkisë së Cotija që nga viti 2021, u qëllua 19 herë në qendër të qytetit. Truproja e saj humbi jetën gjithashtu.

Pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum presidente, pse po vriten gratë

Fushata e fundit zgjedhore është cilësuar si më e përgjakshmja ndonjëherë me 39 kandidatë politikë apo mbajtës postesh, të vrarë.

Analistët e këtyre ngjarjeve kriminale i lidhin me pazare të prishura të drogës dhe veprimtarive të tjera të jashtëligjshme.

Të dielën, kandidatja e MORENA-s, Claudia Sheinbaum, fitoi presidencën, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë detyrë.