Showbiz

Pasaporta diplomatike e stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, hap debat

Pasaporta diplomatike e stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, hap

Lajmi se stilisti Valdrim Sahiti disponon një pasaportë diplomatike-dokument me të cilën pajisen politikanët, diplomatët dhe familarët e tyre-po qarkullon prej kohësh dhe ka shkaktuar debat.

Vetë stilisti, ka pranuar që e zotëron një pasaportë të tillë, në një emision televiziv, por shtoi se nuk e ka përdorur kurrë.

Pasaporta diplomatike e stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, hap

“Pse a nuk e meritoj? Pasaportën diplomatike nuk e kam përdorur dhe asnjë vizë nuk e kam në pasaportë diplomatike, sepse vizat i kam në pasaportën normal. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur “British Vogue” e ka bërë një shkrim për mua dhe ka shpjeguar gjithë historinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Së fundmi Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë me dije se i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të stilistit.